Vlorë/ Sherr në një lokal, plagoset 42-vjeçari
23/01/2021 19:57
Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç.
Ai është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel