Pamje nga vendngjarja

Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Tiranë në fshatin Qesarakë.

Makina tip “Porche” në garazhdin e një pallati në pronësi të biznesmenit e ndërtuesit Saimir Naksi, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet se përse i është vënë tritol makinës, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj. Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar garazhin në të cilin ndodhej edhe makina.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA