Jeta e fshatit është kthyer në një formë të mirë biznesi, këtë e tregon numri i lartë i bujtinave që janë hapur ne vendin tonë. Nëpërmjet agroturizmit jo vetëm që njohim Shqipërinë rurale, por gjithashtu prezantohemi edhe me jetën e fermerit.
Aplikacioni “AgroTimeAl”, i prezantuar nga Ministria e Bujqësisë ka bërë bashkë mbi 100 bujtina që ofrojnë ushqim , akomodim dhe argëtim në fermë.
“Qëllimi jonë së arë të informojmë publikun shqiptarë në lidhje me potencialin që ka vendi jonë. Duke i bërë të ditur dhe duke e ftuar që të vizitojë e të njohë Shqipërinë turistike , të provojë ushqimet tradicionale që ofrohen në këto agroturizme dhe të njihen me jetën në fermë“, thotë Elisa Teneqexhi, nga drejtoria e projekteve, MBZHR
Nëpërmjet guidës virtuale, vizitori mëson se ku të pushojë dhe ushqehet me prodhimet bio shqiptare.
“Mjafton të kërkoni AgroTimeAl dhe ta shkarkoni. Me hapjen e aplikacionit keni mundësi ta zgjidhni shqip ose anglisht. Sapo futemi në aplikacion dalin tre kategoritë kryesore: ferma agroturizëm të certifikuara, ferma turistike dhe rrugët e shijes. Mund të marrim një shembull për demonstrim duke klikuar emrin e agroturizmit ju shfaqet galeria e fotove duke tregohen shërbimet që ky agroturizëm ofron. Ndërkohë që kategoria informacion na jep një përshkrim të shërbimeve qe ofrohen këtu dhe mënyrën se si mund te aksesojmë. Gjithashtu mësojmë dhe aktivitet qe mund të ofrojë në fermë qoftë bujqësore apo blegtoriale. Hapi i tretë është të gjejmë vendndodhjen”, shton Teneqexhi.
Provimi i traditës, historisë dhe kulinarisë në këtë aplikacion është falas, por për të qenë pjesë e kësaj liste duhet të plotësosh tre kushte.
“Të gjithë fermat që ofrojnë këto shërbime mund të aplikojnë dhe të sjellin kërkesën e tyre direkte në këtë aplikacion. Dhe bëhen menjëherë pjesë e aplikacionit falas Kushtet që duhet të plotësojë janë: të ofrojë akomodim, ushqim tradicional të zonës si dhe aktivitete në fermë”, sqaron Teneqexhi.
Top Channel