Në rrjetet sociale sot qarkulloi një foto e minares së Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, në të cilën aludohej sikur ajo kishte pësuar një çarje.
Nga fotot e realizuara para pak minutash nga restauratorët e Xhamisë, shpjegohet se çarja e aluduar nga rrjetet sociale ishte një lëndë ngjitëse (mastiç), e cila u pastrua menjëherë.
Lajmi u përgënjeshtrua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili publikoi edhe foto që tregojnë se objekti i kultit është në gjendje të shkëlqyer.
“Silikoni i vendosur mes çatisë provizore per punimet e restaurimit dhe minares se xhamise eshte pastruar ne pak minuta. As ka krisje, as ka shembje. Ketu po kriset nje parti ne 5 copa qe mundohet te panikose besimtaret me mastik, dhe po shembet një rrjet portalesh gjobash! TURP”, shkruan Veliaj.
“Faleminderit myslimanit Sami dhe të krishterit Sokrat që pastruan njollën e silikonit të histerisë nga xhamia e Et’hem Beut! Por lipset ndihma e çdo shqiptari të ndershëm që të heqë njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë në 25 Prill!
Një spatul mjafton për të hequr silikonin mes minares e çatisë provizore pas restaurimit, por në mandatin tonë të tretë do duhet spatula e ligjit të heqë silikonin e politikës së lodhur e mantenutave në portalet e gjobave e TV e trafikantëve”, shkruan Veliaj në rrjete sociale ndërsa ka publikuar edhe foto ku duket qartë se xhamia pas pastrimit nuk ka asnjë krisje.
Falemnderit myslymanit Sami dhe te krishterit Sokrat qe pastruan njollen e silikonit te histerise nga xhamia e Et'hem Beut! 🙏🏻❤️
Por lipset ndihma e çdo shqiptari te ndershem qe te heqe njollen e Saliut, Likes, Lulit e Mones nga trupi i Shqiperise ne 25 Prill! #PurpleWave 🟣 pic.twitter.com/d8Fx3NJp40
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) January 23, 2021
Top Channel