Foto ilustruese

Shtetasi është dënuar me burg për veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e burgimit.

Shtetasi J.H, banues në Fushë-Krujë ka marrë masën “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bie në prangat e policisë një shtetas për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

H., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka  caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA