120 mijë studentët e vendit tonë u njohën me vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që deklaroi se për shkak të pandemisë, mësimi do të vazhdojë online.
Malbor Duka është student ekselent në Fakultetin e Mjekësisë. Është në vitin e fundit, në vitin e gjashtë.
“Shkolla jonë ndahet tre vite në fakultet dhe tre praktikë. Po flas për studentët e brezit tim. Tre vitet I kemi patur të tilla, protesta, pastaj tërmeti dhe me pas pandemia. Kemi tre vjet që nuk bëjmë praktikë. Platforma online para dy ditësh funksionoi, pothuaj nuk kemi bërë fare mwsim. Nuk e kuptoj si një komitet që përbëhet nga mjekë të marrë një vendim të tillë për ne. Po nuk bërë praktikë, ti nuk futesh dot në provim. Si mund të bësh praktikë online?
Ne kemi dërguar një letër në rektorat dhe propozuam këtë zgjidhje që grupet të ndahen në tre nëngrupe. P.sh. grupi im ka 24 studentë.
Unë e mendoj ikjen jashtë, pasi një problem tjetër është që gjatë specializimit ti nuk paguhesh. Punon tre vjet 8 me 4 dhe turne natë dhe trajtohesh si skllav. Unë flas me shumë bashkëmoshatarë të mi. Ne nuk është se duam të ikim, por këta po na përzënë”.
Rigels Xhemollari, Qendresa Qytetare: Në vende si Portugalia dhe Italia komitetet e ekspertëve kanë marrë vendim që të hapen shkollat dhe universitetet dhe të mbyllen bar kafetë dhe gjithë aktivitetet e tjera. Në këto shtet arsimi është prioritet, ndërsa tek ne arsimi vjen ifundit.
Top Channel