Emisioni “Shqipëria Live” bashkon mbas shumë vitesh nënën dhe të birin e saj.
Dy ditë më parë, në Top Channel u transmetua historia e një familjeje rome që kishte rritur një fëmijë, të cilin e kishin gjetur në derën e banesës së tyre 11 vite më parë.
Këtë të premte, Esmeralda Kamena, mamaja e fëmijës, Iraldos që u rrit në këtë familje, mundi të bisedonte me të nëpërmjet emisionit.
Esmeralda, në emision tregoi edhe jetën e saj të vështirë. Në familje e kanë keqtrajtuar ndërsa në vitin 2010 punonte në Greqi në një lokal dhe sipas saj, është përdhunuar nga 5 persona, pasi ishte droguar në pije.
Nëna e djalit nuk është e sigurt se I kujt është fëmija që lindi. Më pas rikthehet në Shqipëri dhe jetonte me hallën, e cila e keqtrajtonte. Pas 11 vitesh, nga Gjermania, Esmeralda, falenderon familjen të cilët rritën djalin e saj.
Top Channel