Kupa, 4 sfida në vetëm 3 ditë/ Derbi i Milanos ngre siparin në 26 janar

22/01/2021 16:14

Lazio është skuadra e tetë dhe e fundit e kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Shorti tani është i plotë për turneun e dytë nga rëndësia në Apenine.

katër sfidat do të luhen gjatë tre ditëve nga 26 deri më 28 janar. Derbi i Milanos midis Interit dhe Milanit më 26 janar në mbrëmje në stadiumin San Siro, do të ngrejë siparin e kësaj faze të Kupës.

Më pas do t’i takojë vetë Lazios që të sfidojë Atalantën e trajnerit Gasperini ditën pasardhëse, para Juventus-Spal. në fund, ndeshja midis Napolit dhe Spezia do të vendosë gjysmëfinalistin e katërt.

Përballja e armatës së Gatuzos me rivalët modestë, do jetë të enjten e 28 janarit në orën 21:00

Top Channel