Kontrollet blic nga RENEA në Nikël, nuk gjenden në banesë shumë prej të kërkuarve të SPAK, mes tyre Durim Bami e Merklen Haka

22/01/2021 14:11

Një aksion blic është zhvilluar së fundmi në Nikël të Fushë Krujës ku Policia e Shtetit- RENEA – Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kanë ushtruar një kontroll në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se disa prej të kërkuarve nga SPAK nuk janë gjetur në banesat përkatës, mes tyre nuk është gjetur as Durim Bami e Marklen Haka.

Kontrollet në 7 banesat në Nikël kanë ardhur në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Po ashtu kontrollet janë bërë për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas policisë në banesa janë gjetur shumë prova që mund të shërbejnë lidhur me kapjen e këtij grupi.

Kujtojmë se Durim Bami, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai u arrestua në një operacion në vitin 2018 në Nikël. Në atë kohë u arrestuan edhe Valter Bami (vëllai i Durim Bamit) dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Konkretisht nga operacioni i atëhershëm 11 persona u shoqëruan, ndërsa 2 prej tyre u arrestuan, konkretisht, Durim Bami dhe Flamur Haka në kuadër të operacinit “Forca e Ligjit”. Ndërsa të shoqëruar ishin Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Lufti Haka (babai i Marenglen Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA