Në fshatrat e Vithkuqit bora vijon të mbajë të izoluar banorët. Edhe pse moti është përmirësuar, gjatë ditëve të fundit, rruga drejt fshatrave “Shtyllë” e “Panarit”  ende nuk është hapur, çka ka bërë që qindra familje të mbeten të bllokuara.

Trashësia e borës, e cila ka arritur deri në 1.5 m, si dhe prezenca e akujve dhe ngricave ka bërë që të paralizohen totalisht hyrje-daljet në fshatin “Paranit”, duke izoluar kështu 200 banorë të kësaj zone, ndërsa edhe në “Shtyllë”  situata është e vështirë.

Përveç vështirësive në sigurimin e ushqimeve, në rastet e emergjencave, apo bazë ushqimore për gjënë e gjallë, banorët përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike. Sipas bashkisë së Korçës edhe pse është ndërhyrë dy herë për pastrimin e rrugës që të çon drejt fshatit “Panarit”, temperaturat e ulëta e kanë bërë të pamundur hapjen e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA