Një i moshuar nga Kavaja ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme, pasi dy persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i vjedhin shtëpinë.
I plagosuri Xh. D., 70 vjeç, të cilin e kanë goditur me sende të forta, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende dy personat që tentuan të vjedhin shtëpinë e të moshuarit gjatë orës 20:00.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Top Channel