Sokol Marku (majtas) dhe Elson Marku (djathtas)

Dy personat që shikoni në foton e mësipërme të siguruar ekskluzivisht nga Top Channel, janë Sokol Marku dhe vëllai i tij Elson Marku.

Pak ditë më parë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi se dy vëllezërve iu është sekuestruar 5 milionë euro pasuri.

Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë  personave V.Sh. dhe E.G..

Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar  gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.

Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe  në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA