FOTO/ Gwen Stefani më e lumtur se kurrë! Nuk pret martesën, por vendos unazën 500 mijë dollarëshe

22/01/2021 11:04

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani duket se është tepër e lumtur me partnerin e saj Blake Shelton dhe nuk ka pritur që të realizojë ceremoninë e martesës, por e ka vendosur menjëherë unazën.

Gjatë ditës së enjte, u fotografua nga paparacët kur po shkonte në shtëpinë e një mikeshe në Los Anxhelos dhe vëmendje të madhe morën duart e saj. 51-vjeçarja mbante në gisht unazën e shtrenjtë me vlerë 500 mijë dollarë.

Gwen ishte veshur thjeshtë, me një xhaketë e xhinse, të kombinuara me taka të larta të bardha.  Këngëtarja nisi romancën e dashurisë me Blake Shelton në vitin 2015, ndërsa tetorin e vitit të kaluar mori propozimin për martesë gjatë udhëtimit në Oklahoma.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA