Dhuna e tifozëve në Elbasan, Partizani gjobitet me 2 milionë lekë

22/01/2021 17:58

Partizani është gjobitur me 2 milionë lekë pas incidenteve që ndodhen dje para derbit.

Në vendimin e FSH thuhet se “FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”.

Ndërkohë dy tifozë janë arrestuar dhe a 14 të tjerë janë vënë nën hetim për shkak të një sherri të ndodhur para ndeshjes se derbit Tirana – Partizani.

Policia e Elbasanit ka arrestuar S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Ndërsa po ashtu është gjobitur me 1 milion lekë edhe skuadra e Bylis.

Vendimet e FSHF

F Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Top Channel