Ana pas largimit nga Për’puthen: Po kërkoj djalë jashtë, tani jam bërë vajzë e mirë…

22/01/2021 14:38

Ana vazhdon të jetë aktive në televizion edhe pas largimit nga Për’puthen dhe tregon për jetën e saj tani.

Pasi nuk u përputh me një nga konkurentët në emision, Ana thotë në “Shqipëria live” se po kërkon një djalë: “Meqë nuk u përputha atje, po vij këtu njëherë të kërkoj. Jam bërë goc e mirë, kam futur edhe shalën jashtë meqë më kanë kritikuar për veshjet e mia me shalë jashtë”.

E pyetur për puthjen me atdheun dhe nëse do të përpiqet të njihet me të nëse ai largohet nga “Për’puthen”, ajo përgjigjet: “Jo, unë e thashë që ai të vazhdojë të rrijë dhe të njihet me kë do. Nuk pres asnjeri. Nëse do dilte Atdheu nuk di të them nëse do doja ta njihja. Tani dua të njoh dikë jashtë”.

Tregon emocionet që ndjeu pas puthjes me Atdheun: “Në atë moment nuk ndjeva gjë, po kur e pashë nga ekrani ndjeva ca flutura. Unë prisja të më puthte në ballë, ashtu siç e ka për zakon Atdheu”.

Tashmë thotë se po merret me biznesin e saj por nuk do të shkëputet nga ekrani.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA