Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se  Kosova ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara.

“Në historinë e fundit të vendit, SHBA ka luajtur një rol vendimtar”, thuhet midis tjerash, në urimin e Hotit drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili u inaugurua në 20 janar.  Përmes një njoftimi të zyrës së kryeministrit në detyrë Hoti, thuhet se ai e ka siguruar presidentin Biden, se Qeveria e Kosovës, të gjitha partitë politike, “pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin euro – atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit” thuhet në letër. Hoti megjithatë shprehur mirënjohje edhe për paraardhësin e Bidenit, Donald Trump dhe administratën e tij, për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe integrimet ekonomike rajonale.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic nënshkruan në 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në  Trumpit, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike. Prishtina dhe Beogradi janë zotuar ta vazhdojnë zbatimin e marrëveshjes pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane.

Top Channel