Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një thirrje për të gjithë fermerët për të aplikuar në “E-Albania” në mënyrë që të përfitojnë naftën pa taksë.
Me anë të një video, Rama ka shpërndarë mesazhin e disa fermerëve të cilët kanë bërë aplikimin dhe ftojnë të gjithë fermerët e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë për të përfituar naftën pa akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi.
“Mirëmëngjes dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë” – shkruan Rama në Facebook.
Aplikimet për tu bërë pjesë e kësaj skeme janë hapur që më 15 janar të këtij viti, ndërsa mund të përfitojnë të gjithë fermerët që janë të pajisur me NIPT.
Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë ndërsa do të shpërndahet nga operatori furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.
Top Channel