Paskal Milo tregon për 21 janarin: Shkova tu thoja protestuesve të largoheshin por…

21/01/2021 21:45

Paskal Milo është një nga njerëzit që ka qenë pjesëmarrës në protestën e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues të pafajshëm.

Ai tregon se ka qenë në krah të Edi Ramës , ndërsa shton se titulli i dhënë sot si dëshmorë viktimave është i vonuar

Paskal Milo: Kam qenë në protestë në krah të Ramës nga fillimi deri në fund. Nuk jam pyetur por jam gati ta bëj.Kam patur një mision atë ditë, që të shkoja tu bëja thirrje demonstruesve që të largoheshin nga dyert e kryeministrisë, isha shoqërua nga Preç Zogaj dhe Vangjel Dule. Hipa mbi një vazo aty dhe fola sa kisha zë, po nuk më dëgjuan përveçse kë kisha afër .

Titulli i sotëm, duhej të ishte dhënë më parë jo sot. Ata njerëz ishin mes protestuesve dhe dhanë jetën. Unë që e kam përjetuar ngjarjen, do thoja që prapë rihapja e dosje prapë e vonuar. Ok e dinim se çfarë gjykatash kishim por ama pse e bëni tani, dhe jo më para. Por tani në prag të fushatës

Balla: S’ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, është një gur i rëndë që pa u zbardhur rëndon mbi moralin tonë dhe të shoqërisë tonë.Unë shpresoj që grupi që vrau dëshmorët të kualifikohet si grup i strukturuar kriminal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA