Brazili në kaos nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, numri i viktimave shkon në 46, 21 persona ende të zhdukur 25/02 22:55
Qeveria portugeze do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet nga nesër, në mënyrë që të mos përkeqësohet situata me pandeminë e covid-19.
Sipas bllokimit të fundit që filloi javën e kaluar, të gjitha shërbimet që nuk janë jetike për jetën e qytetarëve janë mbyllur dhe njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, raporton Reuters.
Qeveria në Lisbonë është kritikuar për mbajtjen e shkollave të hapura, dhe prindërit e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme gjithashtu i kanë bërë thirrje qeverisë të mbyllë shkollat.
Kopshtet, shkollat dhe fakultetet do të mbyllen nga nesër, kështu që rreth dy milion nxënës dhe studentë do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, raporton Publiko.
Top Channel