25/11 07:59
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua një studim i fundit që tregonte se falë punëve të shtëpisë shpenzohen më shumë kalori sesa gjatë aktivitetit në palestër.
Pjesë e bisedës ishte Elona Duro, Raina Kovaçi dhe Brikena Xhixha, të cilat ndanë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
“Që në mëngjes fillon gjimnastika”, tha Raina, ndërsa pak më vonë ndërhyri Elona.
“Në fakt fillon që natën. Llogarit rreth 70 kalori për një orë gjumë. Llogarit rreth 500 kalori për gjithë natën, nëse bëjmë 7-8 orë gjumë, pa bërë gjë tjetër. Nëse bën ndonjë aktivitet tjetër natën mund të shkojë dhe 800 kalori pa ngrënë fare”, tha Elona, deklaratë kjo që u shoqërua me shumë të qeshura në studio.
Top Channel