Derbi Partizani-Tirana/ Kaos në Elbasan. Përplasen tifozeritë, i vihet zjarri një makine

21/01/2021 19:45

Ndeshje mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar, por jo pa incidente.

Përpara ndeshjes, një grup tifozësh nuk janë lejuar që të hyjnë në stadium. Duke qenë se mos prezenca e tifozëve në stadium nuk lejohet për shkak të Covid tifozeritë janë përplasur në rrugë.

Grupi i tifozëve është larguar duke sharë e duke fyer, duke krijuar kësisoj edhe incidente. Ndërkohë që policia shoqëroi disa prej tyre.

Disa prej pjesëtarëve të grupit kanë hedhur flakadanë te gomat e një auto-veture.

Përballja mes ekipeve gjithmonë ka prodhuar ngjarje për shkak të ekipeve rivale historike, duke bërë që përballja të marrë edhe emërtimin “Derbi i kryeqytetit”.

Dy tifozëritë u përplasen ndërmjet tyre duke lëshuar flakadanë të shumtë që sollën kaos për disa minuta.

Top Channel