Avokati i familjarëve të viktimave të 21 janarit: Nuk shoh shpresë në veprimin e policisë për hapjen e dosjes

21/01/2021 22:07

Avokati i familjarëve të vrarë të 21 janarit Dorian Matlia tha në Open se nuk sheh shpresë në veprimin e policisë për hapjen e dosjes.

Sa i përket familjarëve disa kanë më shumë shpresë disa më pak. Por mua më duket se veprimi i bërë nga policia nuk është se mund të sjell ndonjë rezultat por më shumë si qokë meqë erdhi data, jo se ka ndonjë pistë të re. Se u bë pak orë para përvjetorit të 10.

Se me reformën në drejtësi në nenin 449 është vendosur një dispozitë ku nuk lejohet rishikimi i dënimit nëse ajo rëndon pozitën e denuar, pasi edhe nëse kemi fakte të reja këta të dy nuk do marrin dënim, pra nuk ka asnjë ndryshim.

Prandaj nuk më impresionon fare kjo lëvizje. Ina Rama ka dështuar në këtë çështje, po ndërkohë ajo s’është larguar nga sistemi po përkundrazi bën vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Unë jam shpresë pak se e shoh nga optika e profesionistit. Unë pres një gjë tjetër, që qveria të linte gjykatën e Strasburgut të jepte vendim.

Taulant Balla: Familjarët e familjes Nika insistojnë që të bëhet ekzaminimi i predhës , dhe këtu jam me ta jo me avokatin.dhe prandaj u ndërhy në deformimin e saj, që të mos lidhej me armën. Në 2020 nga ana e prokurorisë së Tiranqë s është vendosur pezullimi për ti kaluar drejtorisë.
Unë besoj njëlloj si familjarët e Aleks Nikës se në rast ka riekspertim të predhës çështja pa dyshim që merr udhë. Sot Basha , ministër i brendshëm i Berishës nuk zbatonte urdhrat e arrestimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA