Raportime nga Brazili thonë se të afërmit e pacientëve me Covid po mbajnë radhë deri në 12 orë për të blerë bombula oksigjeni.
Të ashtuquajturat “tregje oksigjeni” janë krikuar në rajonin e Manaus, i goditur kohët e fundit nga një përhapje e rasteve të pandemisë. Spitalet e zonës raportohet se janë të mbingarkuar dhe pa oksigjen, prej numrit të madh të pacientëve të valës së dytë.
Njerëzit që kujdesen në shtëpi për të afërmit e tyre duhet të blejnë vetë furnizimet, per arsye te mangësive në spitale.
Fernando Marcelino ishte një prej atyre që qëndronin në radhën e gjatë thuajse një-ditore të bombulave të oksigjëenit.
“Mangësitë e oksigjenit kanë përkeqësuar gjendjen e shëndetësore në Manaus”, thotë ai.
Qeveria është kritikuar për përballimin e krizës dhe është detyruar të shtojë dërgesat e oksigjenit në zonën e Amazonave, e cila lidhet me pjesën tjetër të vendit me anë të lumit ose me rrugë ajrore.
Top Channel