Rindërtimi në Vorë/ Kryeministri inspekton punimet për ndërtesat e reja

20/01/2021 15:26

Vora është një tjetër kantier rindërtimi ku përfshihet  qendra urbane dhe periferitë.

Sipas qeverisë qindra banesa dhe dhjetëra pallate që dolën krejtësisht jashtë funksionimit nga tërmeti presin të zëvendësohen me ndërtime të reja. Në Vorë për të parë ecurinë e punimeve ishte kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Puna e kantiereve, është tamam si cikli qeverisës. Para 7 vitesh, ne e gjetëm tamam si ditën e të nesërmes nga tërmeti nga pikëpamja e ekonomisë, e financave, e  rrëmujës në të gjithë llogaritë e shtetit, e borxheve, gropave e pirgjeve me rrënoja në çdo sistem, në shëndetësi, në arsim, në administratë dhe të gjitha. Dhe sot, që jemi në fazën përmbyllëse të mandatit të dytë, është tamam kështu, janë hedhur themelet, janë hapur akset kryesore, vazhdon pastrimi, vazhdon rindërtimi dhe është tamam zgjedhja “të vazhdojë dhe të përfundojë” apo “të kapen ekskavatorët, të kthehen në kioska dhe ato lugët fillojnë të marrin prapë mbrapsht Shqipërinë.​

Në Vorë është planifikuar edhe ndërtimi  8 pallateve për 107 familjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA