Majlinda Bregu ironi me Bashën: Jo të gjithë që kanë mbaruar “Sami Frashërin” kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje; Veliaj: Si ish-Samist, jam dakord!

20/01/2021 12:00

Majlinda Bregu ka zhvilluar një “intervistë” me ndjekësit e saj online një ditë më parë.

Një prej tyre, duke ironizuar Lulzim Bashën, e ka pyetur sa bëjnë 7 herë 7. Dhe Bregu është përgjigjur po me ironi. “Jo të gjithë ata që kanë mbaruar

“Sami Frashërin” kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje”, përgjigjet Bregu.

Një fakt të tillë e ka mbështetur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili gjithashtu me ironi deklaroi se si ish-Samist, edhe ai është dakord që jo të gjithë ata që kanë mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” janë dobët më mbledhje-zbritje.

Gabimet matematikore, lapsuset në përllogaritje, tabelën e shumëzimit apo mbledhje fare të thjeshta, Basha është ‘shndërruar’ padashur në njeriun e preferuar të gafave. Një nga gafat më të famshme në rrjet është “7×7 bëjnë 42.

Top Channel