Juventusi fiton për herë të 9-të Superkupën e Italisë, Insigne “tradhëton” Napolin

20/01/2021 23:23

Për herë të 9-të në histori Juventusi fiton Superkupën e Italisë. Në Mapei Stadium bardhezinjtë kampionë të Serie A mposhtën me rezultatin 2-0 Napolin fitues të Kupës së Italisë, me Andrea Pirlon që arriti të fitonte kështu trofeun e tij të parë si trajner në stolin e Juves por edhe në karrierë.

Golat e Ronaldos dhe Moratës në pjesën e dytë i dhanë trofeun Juventusit, në një ndeshje deri diku të barabartë me Napolin që shpërdoroi shumë përfshirë edhe një 11-metërsh me të fituar nga Mertens dhe të humbur nga Lorenzo Insigne 10 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Pas një pjesë me raste por pa gola, Cristiano Ronaldo përfitoi në maksimum pas një harkimi nga këndi në minutën e 68-të, teksa një top të devijuar gabimisht nga Bakayoko e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 80-të gjyqtari Valeri i ndihmuar nga VAR akordoi penallti për Napolin, 11-metërsh të cilin Insigne me Scszesny të mundur e nxorri jashtë.

Portieri polak u bë protagonist me një pritje fantastike edhe në minutat shtesë, ndërkohë që në aksionin e fundit pas një kundërsulmi të shpejtë Cuadrado asistoi Moratën që me portën e boshatisur shënoi edhe golin e dytë për bardhezinjtë duke vulosur fitoren e Juves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA