“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
Zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Jozsef Bencze dhe zëvendës shefin e misionit Bela Bozsik, me të cilët diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme që shteti hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.
Diplomati hungarez potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës në fushën e integrimit evropian dhe tha se Hungaria mbetet një ndër mbështetëset e fuqishme që ka Kosova në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe në rrugën drejt integrimit evropian, thuhet në komunikatën për media.
Top Channel