​62 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

20/01/2021 09:29

62 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë treguar se 40 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 9 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, 1 në CPAP ndërsa 2 pacientë janë shëruar.

“62 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, 1 në CPAP ndërsa 2 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Top Channel