Varri antik në Baldushk/ Skulpturat qëndronin në një lokal! Ekspozohen në Muzeun Kombëtar

19/01/2021 20:00

Në fshatin Baldushk janë zbuluar krejt rastësisht disa stela varresh që i përkasin shekujve të parë.

Ato qëndronin aty që prej vitit 2007, por vetëm prej tetorit të vitit të shkuar janë sjellë këtu në Muzeun Historik Kombëtar, me të cilat do të procedohet në të ardhmen për t’u ekspozuar për publikun.

Ky është një varr familjar që i përket kulturës romake. Varri familja quhet kasilius. Por gjejmë edhe emrin Triti, i cili mendohet që vjen prej një kohe të gjatë influence të periudhës romake.

Këto stela varresh kanë qenë të pranishme në një lokal vendas në fshat të vendosura në një mënyrë periferike dhe rastësore, dhe të lëna jashtë vëmendjes, megjithëse ato janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Pas ndërgjegjësimit për vlerën e tyre, ato u sollën në Muzeun Historik Kombëtar.

Një pjesë e tyre do të ekspozohen pranë Muzeut Historik Kombëtar, meqenëse përfshijnë edhe njëlloj tipologjie tjetër, disa stela varresh të kulturës nga Apolonia të shekullit të tretë, kurse një pjesë tjetër do të shkojë në Muzeun Arkeologjik, pranë Insitutit  të Arkeologjisë.

Aktualisht këto stela varresh janë të vendosura në oborrin e jashtëm të Muzeut. Pranë mozaikut të Apolonisë.

Top Channel