Superliga në ritëm të plotë/ Vllaznia shkon të kërkojë tre pikë në Ballsh

19/01/2021 15:29

Java e 15-të e Superligës afron shumë shpejt dhe skuadrat nuk kanë kohë për llogari në klasifikim.

Vllaznia kryesuese do të udhëtojë këtë mesjavë drejt Ballshit ku e pret skuadra e Bylisi e cila lufton për mbijetesë dhe në fushën e saj gjithmonë i ka hapur probleme skuadrave të tjera. Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje për kryesuesit shkodran është paraqitur drejtori teknik Matko Djarmati.

“Te gjithe qe luajnë kundër Vllaznise japin maksimumin dhe e dijne qe luajnë me kryesuesen”.

Ndërkohë që kapiteni Gurishta është i bindur se me gjithë vështirësitë në këtë ndeshje si kudo do të synojnë 3 pikët.

“Bylisi është një ekip shume i forte”.

Ndërkaq Teuta me fitoren e fundit ndaj Bylisit ka arritur të krijojë një frymëmarrje dhe besimin se momentet e vështira kanë mbaruar, për këtë duhen sa më shumë pikë për të rikuperuar ato të lënë pas.

“E rëndësishme për ne tani janë piket”.

Kastrioti për ekipin durrsakët do të jetë kundërshtari i radhës dhe Martini shprehet i vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj përballje.

“E pash Kastriotin ne ndeshjen e fundit me Tiranen”.

Këto dhe ciftet e tjera si Laci-Skëndebreu apo Apollonia-Kukësi do të ngrenë siparin e kësaj jave të superligës të cilat si gjithmonë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel