Në Rusi dhe në Evropën lindore besimtarët ortodoksë po e zhysin veten në ujë në temperatura nën-zero për të shënuar ditën e Epifanisë, e cila kujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan.
Megjithse në disa vende të Rusisë rituali i ashpër është ndaluar tashmë, dhjetra besimtarë po shpojnë gropa në akullin e lumejve e liqenve veriore për të vazhduar zakonin.
Në Moskë për shembull ishin përgatitur rreth 220 vende banje për besimtarët, teksa mijëra të tjerë ishin spektatorë. Temperaturat në kryeqytetin rus janë mesatarisht -12 gradë Celsius.
Mes besnikëve të ritualit ishte dhe presidenti Vladimir Putin për të cilin zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se “ai zakonisht e bën dhe nuk i pëlqen të ndryshojë traditat.”
Praktika thuhet se daton prej kohërave të lashta teksa banjat e para të akullta janë regjistruar prej vitit 1525. Ndërsa lidhja me ditën e Epifanisë është kryer më së fundmi në Rusi, kryesisht pas revolucionit të 1917. Zakoni u ndalua në kohërat sovjetike por u rikthye në popullaritet pas shpërbëries së BRSS.
Kisha ruse tha se fundmi në radion e Moskës se zakoni nuk është i detyrueshëm: “Banja është një zakon dytësor. Si me banjë, si pa banjë, nëse ti beson te Zoti, atëherë je një kristian. Lutuni dhe shkoni në kishë sa më shumë gjatë kohës së pandemisë”.
Top Channel