Problemet në Australian Open/ Dy tenistë rezultuan pozitivë me Covid-19

19/01/2021 12:30

Vijojnë problemet në turneun e parë Grand Slam të vitit në tenis, Australian Open që është parashikuar të nisë në 8 shkurt. Autoritetet shëndetësore australiane konfirmuan se dy tenistë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 duke e çuar në 7 numrin total të personave që kanë lidhje me evenimentin të prekur nga coronavirusi.

Sipas departamentit të Shëndetësisë të shtetit Victoria përvec 2 tenistëve, pozitiv me Covid rezultoi edhe një person i tretë që është në ambientet e Australian Open.

në ditët e fundit drejt Australisë udhëtuan me avionë Charter 1000 lojtarë me stafet teknike të tyre. Rastet pozitive në 3 fluturime charter bënë që 72 tenistë të hyjnë në karantinë të detyruar në dhomat e tyre dhe nuk do të mund të stërviten si pjesa tjetër të lojtarëve që kanë mundësi që të stërviten 5 orë në ditë. Një pjesë e tenistëve u ankuan teksa theksuan se ky rregull i ashpër nuk iu shpjegua përpara se ata të udhëtonin drejt Australisë dhe shfaqën shqetësimin për formën e tyre fizike për eventet paraprake në kuadër të përgatitjeve për Australian Open, që do të nisin në 31 janar.

Numri 1 i botës, Novak Djokovic iu kërkoi organizatorëve lehtësime të rregullave për tenistët në karantinë, por kërkesat e tij u refuzuan nga autoritetet. për këtë çështje, foli edhe vetë kryeministri australian, Scott Morrison i cili tha se rregullat duhen respektuar nga tenistët. ‘Ashtu sic u bindeni gjyqtarëve në fushën e lojës, ashtu duhet të pranoni edhe rregullat e vendosura nga zyrtarët e shëndetësisë kur bëhet fjalë për Covid-tha shefi i qeverisë australiane

Top Channel