Pfizer shtyn një javë vaksinat/ Rama shpjegon përse nuk kanë ardhur ende vaksinat e blera

19/01/2021 14:47

Ndonëse këtë javë pritej që në Shqipëri të vinte sasia e parë prej 10.700 vaksinash anti Covid të kompanisë Pfizer, pjesë e kontratës që qeveria shqiptare kishte lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me kompaninë amerikane për 500 mijë doza, është shtyrë.

Kjo shtyrje në fakt nuk është vetëm për Shqipërinë por për shumë vende të BE-së. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Rama i pyetur në një konferencë për media.

Kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Prej ditësh shumë vende në Europë së fundmi edhe Italia ka marrë më pak doza nga sa kishin porositur dhe kishin planifikuar të kishin në dispozicion.

Ndërkohë, parlamenti shqiptar miratoi një ditë më parë akt marrëveshjen sekrete për mbërritjen e vaksinave Pfizer në vendin tonë. Po kështu këtë javë pritet edhe një përgjigje në lidhje me porosinë prej 1.1 milionë doza vaksine të paguara nga qeveria shqiptare pranë programit Covax.

Në vendet e BE ka nisur të shpërndahet edhe vaksina e Moderna-s, ndërsa ajo e prodhuar nga AstraZeneca pret aprovimin e Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila pritet të vijë në 29 janar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA