Inagurimi i Biden, SHBA ndërpren linjën telefonike të konsullatës ruse në New York

19/01/2021 19:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndërprerë lidhjen telefonike konsullatës ruse në New York.

Kjo u njoftua nga konsullata ruse përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter. Sipas tyre, të gjitha lidhjet telefonike u ndërprenë ndërsa deklaron se ata herë pas here kanë probleme edhe me lidhjen e internetit.

“Që nga 18 janari i këtij viti pala amerikane ka shkëputur plotësisht të gjitha linjat telefonike të Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Neë York, në mënyrë periodike ka ndërprerje edhe të Internetit”, shkruan në njoftimin e konsullatës ruse.

SHBA-ja është në momentet e fundit të përgatitjeve për inaugurimin e Joe Bidenit, si president i 46-të i SHBA-së.

Ditën e sotme, dy figura nga radhët e demokratëve, Hilary Clinton dhe Nancy Pelosi  kanë kërkuar që Kongresi Amerikan të hetojë lidhjet e presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, me presidentin rus, Vladimir Putin, pas trazirave të 6 janarit.

Postimi i Konsullatës ruse në New York

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA