Histori frymëzimi/ 14 vjeçari nga Gjilani ka lindur pa njërin krah, por kjo nuk  e pengoi të ndjekë ëndrrën për t’u bërë futbollist

19/01/2021 15:43

“Mbështetja e të afërmve dhe shokëve plotëson krahun tim të djathtë”, thotë Enis Xhamaili me optimizëm.

14 vjeçari thotë se stërvitet rregullisht prej 7 vitesh dhe nuk ka ndërmend të ndalojë së punuari për të realizuar ëndrrën për t’u bërë lojtar i ekipit të kombëtares.

Nuk shoh dallim që nuk kam një krah sepse nuk vërej asgjë më pak se moshatarët. Dua të jem futbollist i madh”, tregon ai në “Shqipëria live”.

Xhemaili luan në pozicionin e mesfushorit dhe thotë se nga shokët ka pasur vetëm mbështetje.

Idhull ka Leo Messin por vlerëson shumë futbollistin shqiptar, midis të cilëve veçon Lirim Kastratin. “Është futbollisti i preferuar shqiptar sepse e ka nisur aty ku e kam nisur unë“.

Futbollisti i vogël ka diçka për t’i thënë të moshatarëve që mund të kenë probleme të ngjashme me të. “Dua ti them që me punë çdo gjë arrihet, nuk ka lidhje as talenti. Unë stërvitem 3 orë në ditë. Duhet të përpiqen shumë”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel