Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar akuzon qeverinë Rama se drejtohet nga oligarkët. Por, cilët janë këta oligarkë, as Shehi, as Lulzimin nuk japin emra.
I pyetur në se përse, kryetari i Partisë Demokratike nuk deklaron emrat e oligarkëve, Dashamir Shehi përgjigjet: “Nuk është në detyrë të kryetarit të partisë të thotë emrat e oligarkëve. Emrat e oligarkëve duhet t’i thonë ata që merren me hetimet, prokurorët, opinionistët, gazetarët, jo Basha. Ne e trajtojmë luftën me oligarkët si fenomen, nuk merret kryetari i partisë me personin, sepse do të quhej ndërhyrje”.
Sipas Shehit, gjysma e zyrtarëve të qeverisë Rama janë ndërtues dhe biznesmenë dhe kjo jo rastësisht sepse “kryendërtuesi është vetë kryeministri”.
Gjatë intervistës në Top Talk, kryetari i LZHK-së, i kushtoi rëndësi idesë planit për bashkim midis partive të djathta për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit. “Nuk jemi grup i kristaltë, por jemi një grup kolegësh që e kanë kuptuar që rreziku për Shqipërinë është shumë i madh dhe përtej diferencave që kemi ia vlen të bashkohemi. Duhet të bashkëpunojmë për të penguar mandatin e tretë për qeverinë Rama, sepse kjo do t’i jepte fund demokracisë”.
Shehu thotë se brenda javës të ardhshme do të publikohen listat e kandidatëve. Sipas tij, programi po shkon drejt krijimit të dy listave dhe kandidati i përbashkët për kryeministër nga opozita e bashkuar është Lulzim Basha.
Top Channel