​64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

19/01/2021 09:10

Prej tyre 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 44 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 44 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Top Channel