E pasur me pyje të shumëllojshme, me liqen të pastër dhe një natyrë thuajse të pashkelur, Funari është një nga bukuritë më të mëdha të Bashkisë Elbasan, por edhe të vendit.
E ndodhur vetëm 20 km nga Elbasani dhe 25 nga Tirana Funari mbetet një nga zonat me te pazhvilluara turistike. Vete banoret janë te pamotivuar për krijimin e bujtinave apo restoranteve. Ata kërkojnë me shume investime.
Ne njërën ane liqenet rrethohen nga pyje pishash e ne anën tjetër nga ahu, te cilët te ndërthurura falin një pamje fantastike me çdo stine. Infrastruktura e vështire e bën pak te aksesueshme zonën, ndërsa Bashkia e Elbasanit ka ne projekt hapjen e një rruge te re e cila do te lidhe direkt autostradën Tirane-Elbasan me Funarin.
Top Channel