Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga italiani, Davide Pecorelli.
Ky i fundit rezulton i zhdukur prej disa ditësh dhe ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar që ai të jetë djegur në makinë.
Ndërkohë Top Channel ka kontaktuar me autoritetet policore në Pukë të cilët kanë bërë të ditur se pas hetimeve ka rezultuar që makina tip “Skoda Fabia” me të cilën udhëtonte italiani të jetë shkrumbuar si pasojë e një defekti teknik. Ndërkohë po nga këto burime bëhet e ditur se nuk kanë mundur të kontaktojnë me shtetasin italian.
Ndërkohë mediat italiane i kanë bërë jehonë zhdukjes se ish-arbitrit italian, Davide Pecorelli. Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Në Shqipëri 45-vjeçari kishte ardhur disa herë ndërsa po punonte për zgjerimin e aktivitetit të tij në fushën e estetikës në vendin tonë. Ndërkohë që objektet që i përkisnin atij në automjetin e djegur janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse ai ka pasur pasoja nga zjarri në makinë apo e ka vendosur qëllimisht për të humbur gjurmët.
“La Nazione” ngre shqetësimin për atë çfarë mund t’i ketë ndodhur gjyqtarit në Shqipëri, i cili është edhe një biznesmen në Itali, pasi zotëron një hotel në Lama, në komunën e San Giustino, sallone bukurie dhe parukerie mes Tiberit të Epërm dhe Valtiberinës.
Pacorelli kishte partneren shqiptare dhe ajo mund të jetë një prej arsyeve që e sillte biznesmenin në vendin tonë, përveç biznesit. Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro. Ndërkohë biseda e fundit në Whastapp e Davideishte të mërkurën më 6 janari me bashkëshorten.
Ndërkohë edhe partenri i tij shqiptar, në biznes ka dërguar në polici disa sende të italianit për t’i krahasuar me sendet e gjetura në makinë.
“Nuk e di nëse Davide është konfliktuar me njeri”. Kjo është fjalia që ka thënë ai para policisë.
Top Channel