LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme
Ish-kryebashkiaku, Xhelal Mziu është caktuar ditën e sotme drejtues qarku i PD-së në qytetin e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.
Ky informacion u sigurua nga burime për Top Channel.
Kujtojmë se nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë, kurse në Lezhë u zgjodh ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku.
Ndërsa na ndajnë rreth tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike është në përmbyllje procesi në Korçë, pasi më parë janë caktuar drejtuesit politik në Durrës, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Fier dhe Vlorë.
Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën, Partia Demokratike nuk ka caktuar ende drejtuesit e saj politikë, me të cilët do të garojë në prill.
Top Channel