Leja për vilën e pestë të kunatit të Lulzim Bashës do qëndrojë për shumë kohë në sirtarët e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta firmosë lejen e kërkuar për ndërtimin e një vile ne zonën e populluar nga milionerët.

“Ju më pyetët për vilën e pestë të Lulit, në anën tjetër të kodrës, ku jetojnë milionerët. Por, ata nuk janë halli ynë, vila e 5-të le të presë! Të mbarojë njëherë rindërtimi i të gjitha shtëpive të tërmetit, pastaj vila e pestë e Lulit sepse ai ka ku fle! Puna është të rregullojmë shtëpitë e atyre që nuk kanë ku rrinë. Në politikë garon për të marrë pushtetin, jo si qëllim, por si mjet për të ndihmuar njerëzit. Për mua, përkufizimi i politikës është të ndihmosh njerëzit. Kurse politika për të pasuruar kunatin dhe për t’i shtuar vetes vilat, apo të vësh gjoba, është politikë e diskretituar”.

Deklaratat  kryebashkiaku  i bëri nga zona Lundër e Farkës ku vizitoi 3 familje,  të cilat u futën në shtëpitë e tyre te reja pas rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA