Spanjë, Bilbao fiton superkupën/ Barcelona dorëzohet në kohën shtesë

18/01/2021 11:20

Athletic Bilbao fiton superkupën e Spanjës për herë të tretë në historinë e saj. Në stadiumin Cartuja të Sevillas, skuadra baske mposhti Barcelonën me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë, pasi ajo e  rregullt u mbyll me barazimin 2-1. për Bilbaon, mbrëmja e së dielës ishte e jashtëzakonshme pasi kthehet të fitojë këtë trofe për herë të parë pas 5 edicionesh.

Ishte një ndeshje ku Barcelona në dy raste e pa veten në avantazh, por pa mundur ta  ruajë atë. në pjesën e parë emocionet u rezervuan në minutat e fundit të saj, kur katalanasit morën avantazhin me Antoine Griezmann. Por pa u shuar mirë festa e futbollistëve të Barcelonës, Bilbao gjeti golin e avantazhit me De Marcos me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 1-1.

Në pjesën e  dytë, Bilbao shënoi me Raul garcian në minutën e 57 por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje të këtij të fundit, ndër. 20 minuta pas këtij momenti Griezmann gjeti sërish rrugën e rrjetës duke kthyer Barcelonën në avantazh për ta çuar rezultatin 2-1. U duk se katalanasit e siguruan trofeun e parë sezonal, por në minutën e 90, Villalibre nga shumë pranë portës shënoi golin që barazoi rezultatin në 2-2 duke e çuar sfidën në kohën shtesë.

Në fillimin e këtij fraksioni Inaki ëilliams shënoi golin që përmbysi gjithçka në favor të Bilbaos duke shënuar golin e tretë për baskët duke e cuar rezultatin në 3-2. Pas kësaj episodi për t’u theksuar ishte ndëshkimi me karton të kuq të Lionel Messit që goditi me dorë Villalibre me argjentinasin që e mbylli në mënyrën më të shëmtuar këtë finale ku ai nuk i shfaq në ditën e tij më të mirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA