Deputeti Ralf Gjoni është ankuar ditën e sotme në nisjen e sesionit të ri parlamentar në lidhje me mungesën e transparencës të origjinës së vaksinave Pfizer.
Ai tha se ato janë vaksina klandestine dhe kërkoi më shumë transparencë në lidhje me marrëveshjen e bërë me shtetin anëtar të BE-së.
“Jam dakord që t’i shqyrtojmë aktet normativ, por ekzekutivi nuk mund të tallet në këtë farë feje me parlamentin , s’kemi asnjë e-mal nga administrata e Kuvendit për këto akte. Vaksina klandestine deri në marrëveshje, teksti i të cilave mungon, dëgjoj edhe marrëveshje sekrete pasi na ka kërkuar kompania Pfizer, a mund të kemi pak më shumë transparencë?!Zyrtare , ndryshe po e kthejmë shtetin në çerdhe informale ku kemi një edukator e të gjithë janë fëmijë që komandohen nga ai”, tha Gjoni.
Ndërsa Ruçi i është kundërpërgjigjur se nuk ka asnjë tallje të ekzekutivit
“Së pari s’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit, së dyti të dyja aktet e para në konferencë të kryetarëve kam thënë se nuk keni për ta pasur aty se nuk do të jenë as në shtyp as në vende të tjera. Aktet do të depozitohen dhe deputetët janë të lutur të ulen e të njihen me to. S’ka asgjë as për transparencën as që janë zyrtare me këtë kërkesë dhe ne jemi të detyruar nga kompania”, tha Ruçi.
Top Channel