Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Në lagunën e Nartës po kryhet procesi i regjistrimit të shpendëve të egra.
Cencusi do të tregojë të dhëna mbi popullsinë e shpendëve krahasuar me vitet e kaluara dhe sa ka ndikuar gjuetia e paligjshme në jetesën e tyre.
Për shkak të gjuetisë së paligjshme në Shqipëri flamingot dhe shpendët e tjerë të mbrojtur filluan shtegtimin masiv që prej vitit 1997. Në vitin 2016 qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi, që duket se ka dhënë efekt.
Flamingot zotërojnë tashmë lagunën. Por gjuetarët e paligjshme gjithnjë e më shumë po denoncohen nga banorë të zonës për dëmet që i shkaktojnë shpendëve duke mos kursyer as flamingot.
Top Channel