Kryeministri Edi Rama në nisjen e sesionit të ri parlamentar ditën e sotme tha se Shqipëria ia ka dalë më së miri në përballimin e situatës, ndryshe edhe nga shumë shtete të zhvilluara të cilët e kaluan shumë keq.
Sipas tij mund të ndodhte më e keqja nëse vendi do të kishte kapacitetet e para 7 viteve në spitale. Kryeministri theksoi se në aspektin e masave shtrënguese është arritur të krijohet një ekuilibër pozitiv për shëndetin dhe e ekonominë.
“Në mbyllje do të thosha që përtej vështirësive dhe momenteve aspak të lehta në gjithë këto përpjekje që po mbush vitin për shqiptarët mbetet një histori pozitive dhe nuk kam parasysh vetëm çfarë mund të ndodhte nëse largqoftë do të kishim po ato spitale po atë kapacitete të mbrojtjes së mjekëve që gjetëm 7 vite më parë. Duhet të dimë edhe raportin e fakteve të vendit me shtetet e rajonit apo Evropës. Nëse Shqipëria ka një numër fatalitetesh që nuk kanë shkuar përtej skenarëve, skenarë që kanë ndodhur në vende shumë më të zhvilluar e shumë të fortë se sa ne ashtu sikundër mund të thuhet edhe për kapacitetin e të gjithë trupës së angazhimit në vijën e zjarrit. Mos harrojmë që në aspektin e masave shtrënguese kemi arritur të krijojmë një ekuilibër pozitiv për shëndetin dhe e ekonominë, mjaftojmë të shikojmë kalendarin. Nuk është aq i lehtë sa gripi i stinës në aspektin e volumit, procesit. E gjithë përpjekja e strukturave do të përqendrohet për të realizuar skenarin më ambicioz, nuk humbëm. Besoj që në këtë proces sistemi ynë shëndetësor ka shënuar qëndrueshmëri, aftësi performuese dhe falë ekspertëve tanë teknikë largpamësi. E rëndësishme është drejtimi i të gjithë sektorit nga ministrja e shëndetësisë së bashku me ata të cilët operojnë me sistemet drejtuese”, tha Rama.
Top Channel