Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike për 8 vite me radhë, Erla Mëhilli ka kritikuar komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Mëhilli ironizon përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në gjithë vendin, ku sipas saj një drejtues politik qarku ka përzgjedhur kandidat për deputet në gjithë Shqipërinë.
“Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidat për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, shkruan ajo në një status në Instagram.
Ky reagim i Mëhiilit vjen pas përcaktimit të kandidatëve të Partisë Demokratike në disa qytete, me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Pak më parë u përzgjodh drejtuesi i PD-së për Korçën, Edmond Spaho.
Top Channel