Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim Basha ta harrojë lejen për vilën e 5-të, pa falur më parë një vilë për familjet që u prekën nga tërmeti.

“Jo tha rruga e Kombit, ne do vdesim këtu, po mirë ku kap zyrat aty pse e le rrugën e Kombit. Astiri vijë e kuqe, ne do shtrihemi këtu Astiri nuk do të bëhet Unaza, nuk do të bëhet Unaza, pse Unaza jote është! Aty kalojnë edhe të majtë edhe të djathtë, aty kalohet edhe nga Kavaja nga Durrësi nga Vora për të shkuar në Elbasan e në Librazhd edhe në Pogradec si të majtë si të djathtë. Një Unazë që e ndihmon të gjithë Tiranën, këtu do të shtrihemi kapi benzin edhe e la fushatën. S’keni bërë gjë për tërmetin tha. Dakord, ne deri tani kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Unë bëra 4 vila. Dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm të vdes unë që të kalojë vila e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi, pacipësi e pashoqe. Fal një ato që ke pastaj hajde apliko për vilën e 5. Po unë s’jam kundër biznesit por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur prodhon vetëm histori, kur I sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5t-ë. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë. Dhe kur dëgjon dhe këto muhabetet me rusë dhe me lobimin dhe me gjithë gjyqet që janë hapur, për çfarë duan demokratët e Kavajës apo kushdo në Shqipëri një personazh që e ka futur veten aq shumë në telashe sa nuk shpëton dot”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA