24/05 15:52
Paris Saint Germain u ngjit përkohësisht në krye të Ligue 1, falë suksesit minimal 0-1 në fushën e Angers.
Një fitore e vuajtur por që e ngjiti skuadrën e Pochettinos në vendin e parë të renditjes me 42 pikë, 2 më shumë se Lyon që do të zbresë në fushë të dielën.
Fatin e ndeshjes e vendosi një gol i Lawin Kurzawas në minutën e 73-të, një finalizim ky që rezultoi deçiziv. Humbi akoma më shumē terren me kreun Olympique Marseille, që u mposht në shtëpi nga Nimes me rezultatin 1-2.
Top Channel