“Evermore” është një album rekord që po e bën Taylor Swift të hyjë në histori. Një muaj pas publikimit të tij, disku i nëntë në studio i saj vazhdon të ngjisë klasifikimet në të gjithë botën duke siguruar rezultate të jashtëzakonshme.

Vetëm në javën e parë pas publikimit, ai ka shitur më shumë se 1 milionë kopje në nivel global dhe është disku i tetë i këngëtares që arrin këtë objektiv.

Singëlli i parë i tij, Willow, ka koleksionuar më shumë se 90 milionë transmetime në spotify dhe 50 milionë shikime në youtube.

Evermore ndjek Folklore që ishte publikuar verën e kaluar. Ky album i mëparshëm zbulonte anën më intime dhe autentike të Taylor Swift dhe ka marrë shumë vlerësime.

Në ditën e debutimit, disku kishte regjistruar 80.6 milionë transmetime në spotify, ku edhe ka thyer rekordin e albumit të një artisteje femër më të dëgjuar në 24 orët e para dhe është pozicionuar në vend të parë në më shumë se 80 shtete në iTunes.

Tashmë fituese e 10 çmimeve Grammy, Taylor Swift i afrohet po ashtu çmimeve të radhës, në program për më 15 mars, si një nga artistet me më shumë nominime, të gjitha në kategori të rëndësishme si Kënga e Vitit, Soloja më e mirë Pop, Albumi i vitit, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA