Fermerët akuzojnë institucionet.

Përmbytja e tokës së punueshme me grurë ditë më parë si pasojë e daljes së lumit Sitnica nga shtrati në Vushtrri, po e frikëson bujkun Sadik Abiti, i cili thotë se do t’ia ul rendimentin.

12 hektarët që i mbolli me grurë u mbuluan nga uji, ndërsa sot uji që ka mbetur ka zënë të ngrihet në trashësi prej disa centimetrash.

Për daljen e lumit nga shtrati, bujku fajëson institucionet për mosmirëmbajtje të shtretërve.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se 70 mijë hektar tokë bujqësore ka qenë e mbjellur me grurë. Si rrjedhojë e reshjeve të mëdha dhe daljes së lumenjve nga shtrati 30 për qind e kësaj sipërfaqe ka qenë e mbuluar nga uji. Në të ardhmen pritet të shihet se si ka ndikuar kjo sasi e ujit qoftë në dëmtim të tërësishëm të grurit apo në ulje të rendimentit”.

Në këtë ministri tregojnë se gruri është kultura më e dëmtuar nga reshjet.

Ndërsa, ashtu si komuna edhe ministria nuk kanë fonde për rastet e dëmeve bujqësore nga fatkeqësitë natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA